Konsiderohet si blerja më e madhe e stinës së verës. Lirim Kastrati, 26 vjeçari kosovar është bashkuar me skuadrën e Edi Martinit për një edicion me të drejtë zgjatje dhe për një vit tjetër.
Takimin e parë me fushën, në një ndeshje me kuqeblutë, Kastrati do ta ketë të shtunën ndërsa Vllaznia luan një miqësore me Laçin në Laç.
Njoftimi:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Lirim!
Vazhdo leximin
