6 Prill 2025
10:41
Telesport
Barcelona mbrëmë nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 me Betisin, kur kishte mundësi të shkëputej në tabelën e klasifikimit dhe thuajse të siguronte titullin.
Gjithsesi, katalanasit janë ende 4 pikë mbi Real Madridin e vendit të dytë.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pas ndeshjes deklaroi se për të nuk ka rëndësi se si janë ngjarjet në Madrid. I intereson vetëm ekipi i tij.
“Kur shoh ndeshjen që luajtëm, mund të them se jam i lumtur. Kemi një pikë më shumë, kaq. Nuk më intereson se çfarë ndodh në Madrid.
“Nëse e bëjmë mirë punën tonë, do të fitojmë titullin”.
