Trump: “Parandalova shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë, shpëtuam jetë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, ka rikthyer vëmendjen tek roli i tij në parandalimin e konflikteve ndërkombëtare dhe promovimin e paqes. Ai përmendi se nën administratën e tij janë shpëtuar miliona jetë, duke listuar disa prej konflikteve të mëdha që u zgjidhën, përfshirë rastin e Kosovës dhe Serbisë, ku sipas tij ishte rreziku i një “shpërthimi” të luftës.“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente,” deklaroi Trump gjatë intervistës.Kjo nuk është hera e parë që Trump flet për ndërmjetësimin amerikan mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë theksuar më parë rëndësinë e përpjekjeve për parandalimin e një konflikti të ri në rajon, me Osanin që ka deklaruar se ishte informuar për një rrezik të mundshëm muaj më parë.Roli amerikan në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan mbetet një temë aktuale, ndërsa tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë në fokusin e komunitetit ndërkombëtar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, ka rikthyer vëmendjen tek roli i tij në parandalimin e konflikteve ndërkombëtare dhe promovimin e paqes. Ai përmendi se nën administratën e tij janë shpëtuar miliona jetë, duke listuar disa prej konflikteve të mëdha që u zgjidhën, përfshirë rastin e Kosovës dhe Serbisë, ku sipas tij ishte rreziku i një “shpërthimi” të luftës.“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente,” deklaroi Trump gjatë intervistës.Kjo nuk është hera e parë që Trump flet për ndërmjetësimin amerikan mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë theksuar më parë rëndësinë e përpjekjeve për parandalimin e një konflikti të ri në rajon, me Osanin që ka deklaruar se ishte informuar për një rrezik të mundshëm muaj më parë.Roli amerikan në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan mbetet një temë aktuale, ndërsa tensionet mes dy vendeve vazhdojnë të jenë në fokusin e komunitetit ndërkombëtar.