Gleison Bremer, pas rikthimit në fushë në ndeshjen miqësore me Juventusin, ndau ndjesitë e tij për mikrofonat e “Sky Sport”, drejtpërdrejt nga grumbullimi në Herzogenaurach të Gjermanisë:“Ka qenë një ndjesi e mrekullueshme, pas kaq muajsh pune dhe sakrifice. U ndjeva mirë, sigurisht që më mungon pak ana fizike, por jam në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdoj kështu”.
Cili ishte momenti më i vështirë gjatë këtij ndalimi të gjatë?Në fillim, kur kirurgu më tha se do të më duhej të qëndroja jashtë për 9 muaj, u shokova. Zakonisht për dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar mjaftojnë 6-7 muaj, ndaj ishte paksa e veçantë. Gjëja më e çuditshme ishin ndërhyrjet fizike (kontaktet). Pata pak frikë, por më pas shkoi më mirë.
Sezonin e kaluar mungoi lidershipi. A mund të ndihmosh nga ky këndvështrim?Unë isha jashtë, nuk isha aq brenda në grup. Nga ajo që pashë së jashtmi, absolutisht që mungonin liderët. Skuadra është rritur, nga ajo përvojë mësohet dhe këtë sezon do të jetë ndryshe. Tudor e ka veshur këtë fanellë, e di çfarë do të thotë të luash për Juventusin dhe do të na ndihmojë.
Cilat janë ambiciet e Juventusit për këtë sezon?Ky sezon do të jetë ndryshe. Grupi është mirë nga ana mendore dhe tani të shohim çfarë do të sjellë merkatoja javët e ardhshme. Po ndërtojmë një projekt dhe një Juventus solid. Duhet të rikthehemi të luftojmë për trofe.
Si ju duket gara për titull?Do të jetë një duel mes të katër skuadrave të zakonshme. Napoli e nis si favorit, sepse fitoi kampionatin dhe është përforcuar. Interi mbetet një skuadër shumë e mirë. Milani ka Allegrin dhe luan vetëm në kampionat. Padyshim është edhe Juventusi. Jam i bindur se do të rikthehemi të jemi në majë shumë shpejt, të gjithë mendojmë kështu dhe po ju them edhe pse: Yildiz është një tjetër lojtar krahasuar me sezonin e kaluar, ka bërë shumë progres dhe tani është ndryshe. Gatti është kthyer në lider. Bazat janë të mira.
Bremer: Sezonin e kaluar munguan liderët te Juventusi, tashmë do të jetë ndryshe
