5 Prill 2025
22:23
Telesport
Milan dhe Fiorentina po përballen në “San Siro” në kuadër të javës së 31-të në Serie A. Në minutën e 7-të, Malick Thiaw dërgon topin në rrjetën e tij pasi një aksioni të shpejtë të miqve.
Tre minuta më vonë, Fiorentina shënon golin e dytë me të zakonshmin e këtij sezoni, Moise Kean, pas asistit të Dodo. Në minutën e 23-të erdhi reagimi i kuqezinjve, ku shënoi Tammy Abraham.
Anglezi bëri vetë gjithçka bukur dhe pas një kombinimi me Pulisic, dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-2 për Fiorentinën. Milan barazon shifrat në minutën e 64-të me Luka Jovic, goli i tij i parë për këtë sezon në Serie A. Pas një topi të Fofana dhe hutimit të mbrojtësve miq, sulmuesi serb përfiton dhe barazon shifrat. SHIKOGOLAT
