Besëlidhja fiton pa probleme ndaj Tiranës, Teuta bën detyrën ndaj Kamza Basket

Janë luajtur ndeshjet e javës së 20-të dhe të fundit të sezonit të rregullt të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja korri fitoren e 19-të, duke fituar pa shumë vështirësi ndaj Tiranës në “Asllan Rusi” me rezultatin 88-70.
Një ndeshje e komanduar nga skuadra kampione, që u shkëput që në 10-minutëshin e parë dhe më pas administroi avantazhin deri në fund. Pesë lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Jefferson për Tiranën.
Fitore të lehtë korri Teuta, që në fushën e saj mundi thellë 107-65 Kamza Basket, tashmë të rënë në Kategorinë e Parë. Një ndeshje pa histori, komanduar nga durrsakët, ku u dalluan Powell me 33 pikë e Gorea me 25 pikë.
Superliga-Meshkuj, java e 20-të
Teuta – Kamza Basket, 107-65
Besëlidhja – Tirana, 88-70
Vllaznia – Apolonia, 6 prill
Renditja: Besëlidhja 39 pikë, Teuta 31 pikë, Apolonia 28 pikë, Tirana 28 pikë, Vllaznia 26 pikë, Kamza Basket 24 pikë.