KATEGORIA E PARË | Historike! Vora shpallet kampione dhe ngjitet në Superiore. Besa trondit Flamurtarin (RENDITJA)

Kategoria e Parë është duke shkuar drejt fundit teksa kanë mbetur edhe dy javë për të mbyllur kështu sezonin dhe për të nisur më pas fazën e playoff për ngjitje dhe playout për rënie nga kategoria.
Vora ka siguruar një vend të parë historik dhe matematikisht është ekipi kampion i kësaj kategorie teksa me fitoren e sotme 2-0 ndaj Burrelit, skuadra bardhekaltër jo vetëm që ka blinduar vendin e parë matematikisht, pasi Flamurtari sot u mund në Vlorë nga Besa, por gjithashtu do të luajë sezonin tjetër për herë të parë në Abissnet Superliga.
Një sezon për t’u mbajtur mend për trajnerin Arjan Bellaj, ish-futbollist i Shqipërisë dhe shumë skuadrave, por me eksperiencë në stoli pasi drejtoi dy sezone Bylis përpara se të shkonte te Vora, ku me shumë mundësi do të konfirmohet edhe sezonin tjetër në Superiore.
FESTA – VIDEO
Një nga çelësat e suksesit të Vorës, Manfredas Ruzgis. 28-vjeçari i kombetares se Lituanisë shënoi 24 gola të rëndësishëm për të ndihmuar ekipin e tij, shpresoj që të mos largohet dhe të luajë në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm.
I pyetur pas ndeshjes, Bellaj u shpreh: “Në radhë të parë dua t’i jap të gjitha përgëzimet dhe fjalët më të mira për futbollistët, janë ato që na pasqyrojnë punën tonë, gjithçka në fushën e lojës. E kanë bërë nga dita e parë dhe deri sot, duke qëndruar në krye të tabelës dhe duke merituar ngjitjen në Superligë. Më kënaq, vjet e shijova Bylisin, këtë vit dolëm kampion.
Vazhdimi në Superiore? Kam folur me presidentin, do flasim në vijim. Të mbarojmë këto dy ndeshje, stërvitjen. Ëshë një kohë e madhe dhe nuk duhet të qëndrojnë futbollistët kaq gjatë.
Unë përgëzoj futbollistët, por nuk dua të harroj stafin, drejtorin teknik, punëtorëet që i kemi çdo ditë që na shërbejnë që të mos u mungojë lojtarëve asgjë dhe që të jemi të gjithë të kënaqur.
Përqindjen më të madhe e ka presidenti që ofron këto kushte dhe mundësinë që të bashkëpunojmë një president me një trajner si unë. Është kënaqësi, që në fillim kemi menduar të mos marrim kapterë por ushtarë. Të gjithë e kanë treguar, kemi marrë çuna të rinj 23-vjeçare që kanë dëshur të rriten e vrapojnë. Pastaj janë futbollistët e stafit, janë futbollistët që kanë duruara, janë munduar e kanë sakrifikuar për këtë ditë.”
Sakaq, drama ishte ne Vlore. Aty ku kuqezinjtë e drejtuar nga Pollozhani, që mori vendin e Agostinelit përpara dy javësh, humbën duelin direkt ndaj Besës së Kavajës, që me meritë fitoi 0-2 në stadiumin “Flamurtari” dhe tashmë në dy javët e mbetura do të shpresojë të kapë vendin e dytë që është vetëm 1 pikë larg (ku ndodhet Flamurtari).

Pikërisht verdhezinjtë do të kenë javën e ardhshme ndeshjen ndaj Vorës kampione dhe që ka siguruar gjithçka, ndërsa Flamurtari do të luajë ndaj Erzenit (që ka rënë nga kategoria) por që në ndeshjen e fundit do të shkojnë në Vorë.
Ne garen playoff, Pogradeci ka marre nje fitore te rendesishme dhe ndodhet aty, pas Burrelit qe ka siguruar me kohe, ndersa edhe Apolonia mori nje fitore bindese, ashtu si Lushnja qe fut ne siklet edhe me shume Kukesin, tashme e treta nga fundi dhe qe rrezikon qendrimin ne kategori.