Duka përgëzon Dinamon e Egnatian pas kualifikimit, inkurajon Vllazninë

Presidenti i FSHF-Armand Duka ka shkruar në rrjete sociale lidhur me sukseset e Dinamos dhe Egnatias të cilat u kualifikuan në raundin e tretë të Conference League. Fjalë inkurajuese edhe për Vllazninë

Postimi:

Dinamo City & Egnatia shkruajnë një tjetër faqe suksesi për futbollin shqiptar në Europë!

Urime dy klubeve tona për kualifikimin në turin e tretë të UEFA Conference League!

Dinamo City menaxhoi me qetësi një tjetër ndeshje të vështirë dhe siguroi kalimin e mëtejshëm, ndërsa Egnatia tregoi edhe një herë forcë dhe personalitet, duke fituar sërish ndaj Dinamo Minskut dhe duke bërë paraqitje mjaft të mira në këtë kompeticion.

Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera!

Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie.

Vazhdo leximin