Elbasani i sivjetëm, shumë “kurnac” në merkato

Elbasani i sivjetëm, shumë “kurnac” në merkato

Në futbollin shqiptar, vera është shpesh sezoni ku skuadrat kërkojnë të zgjidhin gjithçka. Shumë klube e shohin dritën në fund të tunelit te merkatoja: ndryshojnë trajner, ndërrojnë thuajse gjithë skuadrën dhe shpresojnë që afrimet e reja do të përmbysin fatin e një sezoni që ende nuk ka nisur. Pjesë e këtij realiteti ka qenë edhe Elbasani një vit më parë, kur i rikthyer në Superiore, nisi një proces të thellë transformimi për të ndërtuar një skuadër nga e para. Duke e nisur nga trajneri dhe deri tek lojtarët, që erdhën me shumicë. Por, këtë verë gjithçka duket ndryshe. Elbasani nuk është më në kërkim të shpëtimit përmes numrave të merkatos, por po ecën drejt një rruge të qëndrueshme, duke ruajtur boshtin e një skuadre të...