FSHF hap regjistrimet për kursin UEFA C në zonën e Tiranës që nis më 15 shtator

FSHF hap regjistrimet për kursin UEFA C në zonën e Tiranës që nis më 15 shtator

Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA zhvillon kursin e radhës të licencës UEFA C për zonën e Tiranës, duke filluar nga 15 shtatori. Kursi do të jetë i ndarë në 3 periudha, duke nisur në datat 15–17 shtator, 01–03 tetor dhe përmbyllja në datat 03–06 nëntor. Gjatë zhvillimit të sesioneve teorike dhe praktike, kursantët do të trajnohen nga specialistët e Departamentit të Edukimit në FSHF. Pjesë e kursit UEFA C mund të bëhen ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë karrierën e tyre në këtë fushë. Për t’u regjitruar në kursin UEFA C duhet të përmbushni kriteret e mëposhtme: a) Të jeni të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit b) Të keni...