Désiré Doué nuk u përmbajt në deklaratën e tij së fundmi. Sulmuesi i PSG-së nuk e shmangu pyetjen, në rrjetin social TikTok, se kush është lojtari më i mirë mes tij dhe Lamine Yamal. Francezi, me buzëqeshje, u tregua i prerë:
“Pyetje shumë e mirë! Jam unë!” Debati është i hapur. Sulmuesi i PSG-së, i cili festoi 20-vjetorin në qershor, ishte gjithashtu një nga sensacionet e sezonit të kaluar. Francezi madje u shpall “lojtari i ri më i mirë” i sezonit në Champions League 2024-2025, duke lënë pas Lamine Yamal. Nuk duhet harruar se në finalen e Mynihut kundër Interit, Doué shënoi dy gola, dha një asist dhe u shpall MVP i ndeshjes.
Nga ana tjetër, Barcelona ndaloi në gjysmëfinale, pasi u eliminua nga skuadra italiane. Gjithsesi, Lamine Yamal zhvilloi një sezon të madh dhe ishte vendimtar për katalanasit gjatë gjithë vitit, duke ndihmuar në fitimin e tre trofeve në sezonin 2024-2025: Kupa e Mbretit, Superkupa dhe La Liga.
Krahasimet mes tyre janë të pashmangshme; luajnë në të njëjtin pozicion, janë të rinj, ambiciozë dhe të etur për sukses. Doué është 20 vjeç, ndërsa Yamal sapo ka mbushur 18, por të dy po shkëlqejnë.
Edhe këtë sezon, dueli mes tyre pritet të jetë i nxehtë. Lamine Yamal e ka bërë të qartë se dëshira e tij për 18-vjetorin ishte: të fitoj Champions-in me Barcelonën dhe Kupën e Botës me Spanjën.
Désiré Doué: “Kush është më i mirë, unë apo Lamine Yamal? UNË”.
A krahasohet dot vërtet me yllin e Barcelonës? Si ju duket ky vetëbesim maksimal i talentit francez?
