Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Nuk u treguam arrogantë”, trajneri i Steauas: Si mund të ishim arrogantë me Shkëndijën, që na mundi edhe në ndeshjen e parë?
Steaua e Bukureshtit është eliminuar nga Champions League pas dy humbjeve të marra në turin e dytë prej Shkëndijës. Trajneri kampionëve të Rumanisë ka deklaruar pas ndeshjes për mediat rumune se nuk ka pasur doza arrogance në skuadrën e tij. Ai ka renditur kryerjen e gabimeve në fushë dhe humbjen lehtësisht të zotërimit të topit si arsyet e këtij dështimi kundër Shkëndijës. “Nuk isha arrogant para kundërshtarit. Si mund të jemi arrogantë kur humbëm në kampionat dhe në ndeshjen e raundit me Shkendijën? Nuk ka kuptim. Ndoshta nuk marrim vendimet më të mira, nuk përqendrohemi mjaftueshëm. Në pjesën e dytë bëmë gabime, duhet ta gjej arsyen. E humbëm topin lehtë, bëmë gabime. Jam i shqetësuar, sigurisht. Për sa kohë që nuk luajmë lojën tonë, jam...