Plot 2 miliardë euro, cili është trajneri që ka shpenzuar më tepër në merkato

Cilësohet një ndër trajnerët më të mëdhenj në histori, fitues i dhjetëra trofeve me skuadra si Bayern, Barcelona apo Manchester City, por Guardiola është gjithashtu tekniku që ka shpenzuar më tepër në merkatot e transferimeve. Me afrimin e fundit të The Cityzens, që është portieri James Trafford i marrë nga Burnley, Guardiola regjistron në total mbi 2 miliardë euro blerje. Një shifër kjo e lartë, megjithatë e justifikueshme për faktin se spanjolli ka qenë i suksesshëm në ligat kryesore evropiane.
Sipas një liste të publikuar me 5 trajnerët që kanë shpenzuar më tepër, në krye qëndron Pep Guardiola, i ndjekur nga Diego Simeone, Massimiliano Alegri, Thomas Tuchel dhe Antonio Conte. Secili prej tyre një emër i njohur në arenën evropiane, me Simeonen, i cili që prej vitit 2011 është trajner i Atletico Madrid, ku numëron 1 dekadë e gjysmë. Sa i përket Alegrit, aktualisht është trajneri i Milanit në Serinë A, ndërsa më herët ka drejtuar dhe Juventusin. Tuchel është në krye të 3 Luanëve, ndërsa Conte paraqitet si kampioni në fuqi i Italisë me Napolin. Kujtojmë që për nga trofetë e fituar, rekordmen është padyshim Pep Guardiola me 40 të tillë, mes tyre dy herë Champions Leaguen.