“Mourinho? Është i mërzitshëm, flet vetëm për futboll dhe nuk pi kurrë alkool”

Gjatë mbledhjes së aksionarëve të Fenerbahçes, komentet e Ali Koç, presidentit aktual të klubit turk, shkaktuan shumë zhurmë. Megjithatë, fjalët e tij polemizuese vinin si reagim ndaj thashethemeve se José Mourinho kishte marrë pjesë në një festë me një nga drejtuesit e korporatës së klubit. “Alkool? – tha me habi Koç. – Trajneri ynë është gjithçka tjetër përveçse një person social jashtë botës së futbollit”.
Shumë mendojnë se kjo ishte një mënyrë për të mbrojtur Mourinhon. Sipas Koç, pavarësisht karakterit të tij të fortë, portugezi nuk është tipi i njeriut që frekuenton jetën e natës. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për futbollin, aty mbetet numri një:
“Thonë që kaloj pasdite me Mourinhon ku ka ushqim e pije me shumicë, por ai njeri nuk pi fare alkool. Është personi më i mërzitshëm në botë jashtë futbollit. Flet gjithmonë vetëm për futbollin, për taktika, për si të fitojë, për skuadra të tjera. Vetëm për këtë flasim kur takohemi”.
Më pas, nisën të qarkullonin zëra edhe për Aziz Yildirim, ish-presidentin e klubit. Arsyeja? Sipas shumëkujt, për të krijuar konfuzion. Marrëdhëniet mes Yildirim dhe Koç nuk janë aspak të mira.
Kur presidenti aktual u pyet konkretisht për të, reagoi me një paralajmërim enigmatik: “Yildirim? Do të ishte shumë e turpshme nëse do t’ju tregoja çfarë më ka thënë Jose (Mourinho) për të. Mos më detyroni të flas, dua vetëm një ditë të qetë pas kësaj mbledhjeje”.