“Te Napoli është një ndjesi pozitive këtë sezon, janë hedhur themelet me një grup të fortë lojtarësh”

Ndryshe nga miqësorja e parë, në të cilën Napoli u mund 0-2 nga Arezzo, këtë herë kampionët e Italisë fituan 2-1 ndaj Catanzaro. Ai që komentoi këtë sukses dhe punë që po bëhet te Napoli është Giovanni Di Lorenzo, kapiteni i Napoli.
“Ishte një ndeshje e ndryshme nga ajo kundër Arezzo, këmbët e mia po ndihen më mirë dhe po e menaxhojmë ngarkesën e punës. Ndjesia është pozitive, kemi punuar shumë dhe lojtarët e rinj mbërritën menjëherë”, deklaroi Di Lorenzo.
Më tek, kapiteni i Napoli komentoi: “Kampi stërvitor është gjithashtu i dobishëm për t’u njohur me njëri-tjetrin. Ata që kanë ardhur janë djem të fortë dhe u integruan menjëherë. Ndjesia është pozitive. Grupi po formohet, por themeli ishte tashmë i fortë dhe i mirë“.
Duke folur për Kevin De Bruyne, tha: “Ai është një kampion, si për cilësitë e tij teknike ashtu edhe për karakterin e tij. Kampionët i përmirësojnë ata që luajnë rreth tij, jemi të lumtur që e kemi me ne dhe ai po integrohet mirë. U impresionova nga përulësia e tij, ai është integruar në grup dhe po studion situatën. Kjo është dëshmi e inteligjencës”.
“Kushtet janë për një tjetër sezon të shkëlqyer. Qëllimi është të rritemi dhe të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, domethënë të fitojmë përsëri titullin dhe të bëjmë mirë në Europë. Nuk mund të kënaqemi; trajneri e di çfarë do të thotë të fitosh përsëri e përsëri. Ai do të dijë si ta gjejë akordin e duhur“, tha Di Lorenzo.
Së fundmi, për Antonio Conte tha: “Si grup, nuk e menduam kurrë se ai do të largohej. Jemi të lumtur që do të rifillojmë me të; është një shenjë vazhdimësie. Po fillojmë me një grup të rëndësishëm, në të cilin janë shtuar lojtarë të rinj dhe ndoshta do të vijnë më shumë. Ai tashmë ka filluar të na shtyjë fort dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjatë gjithë vitit“.