Tadej Pogaçar triumfon në Tour de France, Vut van Aert princi i Parisit

Slloveni 26 vjeçar fiton për herë të katërt Turin më të madh në planet mbi biçikletë. Pogaçar ka triumfuar në 2020, 2021, 2024 dhe sot 27 korrik 2025.

Përfundon këto çaste Tour de France 2025. Fitues i këtij turi për herë të katërt në histori është slloveni Tadej Pogaçar (UAE).

Në etapën e 21-të të fundit zhvilluar në rrugët me asfalt dhe kalldrem në Paris fitues doli belgu Van Aert (Team Visma) i cili në 7-8 km e fundit shkëputet nga grupi me 5 çikistë mes të cilëve ishte dhe fanella e verdhë Pogaçar dhe triumfon i shkëputur.

Vut Van Aert sulmoi shokun e tij të skuadrës Jorgenson, së bashku me Pogaçar, Balerini, Trentin dhe Mohoriç. Në xhiron e fundit në Montmartre, pas përparimit të fanellës së verdhë, Van Aert sulmoi, duke u shkëputur më në fund.

Duke marrë rreziqe në zbritje dhe në kalldrëm, ai gradualisht fitoi terren derisa arriti vetëm në Champs-Élysées: kjo ishte ndoshta fitorja më e madhe e karrierës së tij.

Disa sekonda më vonë, Davide Balerini zuri vendin e dytë dhe Matej Mohoriç të tretin. Pogaçar, duke festuar fanellën e tij të katërt të verdhë në karrierë, përfundoi i katërti.

Klasifikimi përfundimtar i Tour de France, edicioni 112:

1-Tadej Pogaçar, 2-Jonas Vingegard, 3-Florian Lipovitz /Sportiim.al/

POG4CAR 💛💛💛💛#TDF2025 pic.twitter.com/d6eXchXQfU— Tour de France™ (@LeTour) July 27, 2025

Vazhdo leximin