Flamur i kuq! Pezullohet që në start gara e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1

27 Korrik 2025

15:12

Telesport

Gara e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1 është shtyrë përkohësisht për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Shiu që ka nisur në pistën ne Spa e bën të pamundur zhvillimin normal të garës. Në orën 15:00, 20 makinat kanë dalë në postë për xhiron e formatimit, pas makinës së sigurisë.
Por, menjëherë është dhënë urdhri që makinat të vijnë në garazh (pit-lane), pasi është e pamundur të garohet në këto kushte.
Ende nuk ka një njoftim se kur do të nisë gara, ndërkohë që të gjithë pilotët kanë dalë nga njëvendëshet e tyre. Shiu vazhdon të bjerë dhe situata është ende e paqartë për sa I përket garës.