Futbollisti i njohur i Interit dhe përfaqësueses franceze, Benjamin Pavard është kurorëzuar në martesë me bukuroshen shqiptare Kleofina Pnishi, gjatë një ceremonie përrallore të zhvilluar në brigjet magjepsëse të Amalfit, Itali.Çifti kishte kohë që ishin bashkë, ndërsa propozimi romantik për martesë kishte ndodhur verën e kaluar, pikërisht në bregdetin e Jugut të Shqipërisë, ku Pavard kishte befasuar Kleofinën me unazën e fejesës.Këtë fundjavë, dyshja ka kremtuar dashurinë e tyre në një dasmë që zgjati dy ditë, mes një ambienti intim me familjarë dhe miq të afërt. Ceremonia dhe festa u zhvilluan me një stil që përshkroi të dy kulturat, atë franceze dhe shqiptare.Në banketin e organizuar, nuk munguan vallet dhe muzika tradicionale shqiptare, ku shumë të pranishëm u panë duke festuar me plis në kokë, simbol i krenarisë kombëtare shqiptare.Pamjet nga festa u shpërndanë në rrjetet sociale nga vetë Kleofina, e cila ndau me ndjekësit momentet më të bukura të ditës së saj të veçantë, duke e cilësuar si një përjetim magjik e të paharrueshëm.Martesa e Benjamin Pavard me Kleofina Pnishin shënon jo vetëm një bashkim të dashurisë, por edhe një urë mes dy kulturave që u celebruan me plot emocion në një nga vendet më romantike të Italisë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Futbollisti i njohur i Interit dhe përfaqësueses franceze, Benjamin Pavard është kurorëzuar në martesë me bukuroshen shqiptare Kleofina Pnishi, gjatë një ceremonie përrallore të zhvilluar në brigjet magjepsëse të Amalfit, Itali.Çifti kishte kohë që ishin bashkë, ndërsa propozimi romantik për martesë kishte ndodhur verën e kaluar, pikërisht në bregdetin e Jugut të Shqipërisë, ku Pavard kishte befasuar Kleofinën me unazën e fejesës.Këtë fundjavë, dyshja ka kremtuar dashurinë e tyre në një dasmë që zgjati dy ditë, mes një ambienti intim me familjarë dhe miq të afërt. Ceremonia dhe festa u zhvilluan me një stil që përshkroi të dy kulturat, atë franceze dhe shqiptare.Në banketin e organizuar, nuk munguan vallet dhe muzika tradicionale shqiptare, ku shumë të pranishëm u panë duke festuar me plis në kokë, simbol i krenarisë kombëtare shqiptare.Pamjet nga festa u shpërndanë në rrjetet sociale nga vetë Kleofina, e cila ndau me ndjekësit momentet më të bukura të ditës së saj të veçantë, duke e cilësuar si një përjetim magjik e të paharrueshëm.Martesa e Benjamin Pavard me Kleofina Pnishin shënon jo vetëm një bashkim të dashurisë, por edhe një urë mes dy kulturave që u celebruan me plot emocion në një nga vendet më romantike të Italisë.
Dasmë shqiptaro-franceze: Pavard dhe Kleofina festojnë në Amalfi
