Dusan Vlahovic “tradhton” Juventus për Milanin? Kuqezinjtë përgatisin ofertën e parë

26 Korrik 2025

16:46

Telesport

Dusan Vlahovic është kthyer në një problem më vete te Juventus. Sulmuesi serb është futur në vitin e fundit të kontratës dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim mes palëve.
Duke parë situatën e nderë mes palëve, është Milan që kërkon të përfitojë dhe sipas asaj që raporton “La Repubblica”, kuqezinjtë po përgatisin ofertën e parë në drejtim të Juventusit për sulmuesin serb.
Besohet të jetë 18-20 milionë euro, duke ditur që Vlahovic është në vitin e fundit të kontratës së bardhezinjtë dhe verën e ardhshme mund të largohet si lojtar i lirë. Juventus pagoi 70 milionë euro për kartonin e Vlahovic te Fiorentina, por sulmuesi serb nuk e ka justifikuar shumën e paguar për të.
Megjithatë, po sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Juventusit kanë planifikuar gjatë javës që vjen një takim zyrtar Darko Ristiç, agjentin e Vlahovic, për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët.
Por, duhet thënë se Dusan Vlahovic është vërtet një objektiv serioz për Milanin në këtë merkato. Serbi pëlqhet shumë nga Allegri, me një shifër të tillë 18-20 milionë euro është shumë e vështirë të gjesh sot sulmues të tillë.