Golden State leksion edhe Denver, fitojnë Lakers, Cleveland e Boston, humbasin kryesuesit e Oklahoma

Pasi mposhti Lakers një ditë më parë ekipi i Golden State fitoi sot edhe ndaj Denver, 118-104, në një tjetër përballje mes ekipesh pretendente në Perëndim. Sërish Curry protagonist në fushë, autor i 36 pikëve.
Fitore në sekondën e fundit për Cleveland, që mundi 114-113 San Antonio dhe mbron kreun e renditjes në Lindje. Mitchell me 26 pikë e Mobley me 25 pikë u dalluan për Cavaliers.
Humbet skuadra e Oklahoma, 125-111 në fushën e Houston, por ruan kreun e renditjes në NBA. Jalen Green me 34 pikë ishte më i miri për teksanët. Pa probleme fitojnë Lakers, 124-108 ndaj Neë Orleans, ndeshje ku Doncic realizoi 35 pikë, Reaves 30 e James 27 pikë.
Fitojnë edhe kampionët e Boston, 123-103 ndaj Phoenix, sfidë ku Brown realizoi 31 pikë. Skuadra e Clippers, falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi 114-91 Dallas.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Sacramento, 102-125
Indiana – Utah Jazz, 140-112
Boston – Phoenix, 123-103
Toronto – Detroit, 105-117
Chicago – Portland, 118-113
Houston – Oklahoma, 125-111
San Antonio – Cleveland, 113-114
Golden State – Denver, 118-104
Clippers – Dallas, 114-91
Lakers – New Orleans, 124-108