Alexander-Arnold drejt Real Madridit? Kapiteni i kuq qetëson tifozët: Tani për tani mendon vetëm….

Andy Robertson, mbrojtësi i Liverpool-it, ka qetësuar tifozët e “Reds” në lidhje me zërat që flasin për një të ardhme te Real Madridi të shokut të tij të skuadrës, Trent Alexander-Arnold, duke theksuar se lojtarët nuk ndikohet nga thashethemet dhe janë të përqendruar te objektivi për të fituar një tjetër titull të Premier League.
Zërat për një transferim të mundshëm të Alexander-Arnold në “Bernabeu” janë shtuar kohët e fundit, ndërsa kontratat e Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, gjithashtu, po iu afrohen fundit. Pavarësisht kësaj, Robertson ka nënvizuar se Trent ka vetëm një mendim në kokë për momentin: rikuperimin nga dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushës.
“Trent po vuan për shkak të dëmtimit, e urren të qëndrojë jashtë fushave. Askush nga ne nuk e pëlqen të jetë i dëmtuar, por për të është edhe më e vështirë. Ky është i vetmi objektiv që ka tani, të rikuperohet”, – shpjegoi kapiteni i Liverpool-it.
Robertson pranoi se skuadra e Arne Slot është e vetëdijshme për zërat e merkatos, por theksoi se prioriteti është rikthimi i Alexander-Arnold në fushë: “Do të shohim çfarë do të ndodhë, por tani për tani duam vetëm që Trent të kthehet sa më shpejt në formë”.
Sa i përket garës për titullin, Robertson shtoi: “Jemi të përqendruar te ndeshja e radhës dhe te 3 pikët, pa menduar shumë për zërat që vijnë nga jashtë”.