Ky është lojtari i fundit që i duhet Liverpool-it për të krijuar një formacion 4-4-2 të frikshëm. Kushton 120 milionë euro (foto)

Pavarësisht disa goditjeve të bujshme që ka bërë deri tani, Liverpool ende nuk e ka mbyllur merkaton. Kampioni në fuqi i Premier League po mendon dhe për një goditje të fundit në sulm për të krijuar një formacion ideal 4-4-2 i frikshëm, të paktën në letër, për çdo kundërshtar.
Synimi i fundit i Liverpool është Alexander Isak, të cilin Newcastle nuk e lë të lirë pa të paktën 120 milionë euro, shifër që klubi i kuq mesa duket është i gatshëm ta paguajë.
Në portë, Alisson ose edhe Mamardashvili, ofrojnë të dy siguri. Mbrojtja duket super e kompletuar me shpejtësi dhe aftësi sulmuese falë Frimpong dhe Kerkez, dhe në qendër dyshja Konate-Van Dijk. Mesfusha do të udhëhiqet nga Mac Allister dhe Gravenberch, ndërsa Wirtz dhe Salah do të sigurojnë ekuilibrin nga krahët si dhe do të vënë në punë aftësitë e tyre sulmuese. Dyshja ideal e sulmit, padyshim Ekitike-Isak.

Përveçse një formacioni titullar 4-4-2 që duket i frikshëm, Liverpool ka dhe stolin të tillë me emra si Robertson, Szoboszlai, Gakpo, Joe Gomez, Darwin Nunez, Curtis Jones etj. Synimi madhor i Liverpool është të dominojë në Premier League dhe padyshim qershia mbi tortë, suksesi në Champions League. Dhe me këtë formacion, suksesi duket mëse i mundshëm…