Vingegard i dyti, Pogaçar i treti ndërsa holandezi fitues i etapës shpërthen në lot në maloren e fundit të këtij Turi francez
Pas Pirenejve, holandezi Thymen Arensman pushtoi edhe Alpet në etapën e 19-të malore të Turit numër 112-të në tokën franceze. Intererari ishte Albertville- La Plagne (93.1km). Ai fitoi etapën e La Plagne nën shoqërinë e shiut, duke përfituar nga dualiteti Pogaçar dhe Vingegard që sikundër në garat e kaluara i qëndronin pranë njëri tjetrit.
Pasi nisi një sulm fillestar dhe priti që slloveni dhe danezi të përgjigjeshin, Arensman u rikthye me një ndryshim ritmi. Ai qëndroi i vetëm deri në vijën e finishit, pavarësisht se epërsia e tij varej në fije. Me të mbërritur, ai shpërtheu në lot gëzimi.
Pikërisht pas tij ishin Vingegard dhe Pogaçar, të cilët pritën deri në 200 metrat e fundit për të bërë diferencën, por nuk arritën ta kapnin holandezin. Gjermani Florian Lipowitz përfundoi i katërti duke konsoliduar vendin e tij të tretë në renditjen e përgjithshme pasi Oscar Onley nuk mundi të mbante ritmin me dy kilometra të mbetura, duke humbur 47 sekonda.
Nuk ndyshon asgjë në klasifikimin e përgjithshëm, slloveni Tadej Pogaçar kryeson ndjeshëm, ndiqet nga Vingegard me më shumë se 4 minuta…
Rënditja e etpaës së 19-të, 25 korrik 2025
Vazhdo leximin
