Pas 30 marsit Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi? Reagon ambasada shqiptare në Athinë

Pas 30 marsit Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi? Reagon ambasada shqiptare në Athinë

Ambasada shqiptare në Athinë ka sqaruar vendimin e autoriteteve greke lidhur me lëvizjen e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit deri në 31 dhjetor 2024. Të gjithë ata që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës në Republikën e Greqisë mund të hyjnë e dalin lirshëm nga 31 marsi por duhet të disponojnë vërtetimin e vlefshëm të aplikimit për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi. Reagimi i ambasadës shqiptare: Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se: Me Vendimin Nr. 4000/3/98-ib, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 19 mars 2024, mbi “Daljen dhe rihyrjen e...