25 Korrik 2025
9:24
Telesport
Kupa e Botës për klube ka lënë gjurmë te Real Madrid. Pas përvojës së tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te skuadra “Los Blancos” kanë kuptuar se kanë nevojë për ekuilibër.
Në një ekip me shumë yje, ka pak lojtarë me një natyrë mbrojtëse ose që fitojnë topin. Prandaj, Real Madrid po kërkon një mesfushor të ekuilibruar dhe një mbrojtës qendror.
Për pozicionin e fundit, emri i preferuar është Ibrahima Konaté, që luan me Liverpool. Kontrata e qendërmbrojtësit francez skadon në vitin 2026, një detaj që Madridi shpreson ta shfrytëzojë për të bindur “reds” të lirojnë këtë vit lojtarin para se ta humbasin falas.
Megjithatë, raportet nga Anglia janë të sigurta se Liverpool po bën gjithçka që mundet për të siguruar lojtarin 26-vjeçar, duke i ofruar atij një zgjatje bujare të kontratës.
Topi tani është në fushën e Konaté dhe ai do të duhet të vendosë nëse do të mbetet i përkushtuar ndaj klubit nga “Anfield” apo do t’i bashkohet ish-shokut të ekipit Trent Alexander Arnold, në “Bernabeu”.
