Zjarri i rënë pasditen e sotme në fshatin Kakavijë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani, janë djegur 3 banesa dhe 2 kasolle, ndërsa flakët janë zgjeruar edhe në territorin grek.
Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë me intensitet për të izoluar plotësisht vatrën, e cila ndodhet pranë qendrës së fshatit. Fatmirësisht, situata është nën kontroll dhe nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një vatër e vogël në tarracën e një prej shtëpive, e cila më pas është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta.
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes, ndërsa bëhet apel për vigjilencë të shtuar në këto ditë të nxehta vere, kur rreziku nga zjarret është maksimal.
Dëme të konsiderueshme nga zjarri në fshatin Kakavijë, digjen 3 banesa dhe 2 kasolle
