“Revolucion” në sulmin e Juventusit. Vlahovic dhe Nico hapin rrugën për Kolo Muani dhe Sancho

Te Juventusi gjithçka sillet rreth repartit të sulmit; kush largohet (Vlahovic) dhe kush vjen, apo më saktë kthehet (Kolo Muani). Në “restart” ofensiv, largimi i mundshëm i Dusan Vlahovic do të lironte vend për rikthimin e francezit në Torino.
Trajneri Igor Tudor e ka kërkuar shprehimisht këtë dhe drejtuesit bardhezinj po punojnë për t’ia plotësuar dëshirën. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë. PSG kërkon të sigurojë të paktën 40 milionë euro, këtë vit ose më së voni në verën e vitit 2026.
Palët aktualisht janë larg sa i përket formulës së transferimit të Kolo Muani. Juventusi kërkon huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa PSG kërkon detyrim blerjeje, me një çmim që lëviz mes 40 dhe 50 milionë euro.
Klubi francez mbështetet në konkurrencën e madhe që ekziston për sulmuesin transalpin, i cili është në shënjestrën e disa klubeve të Premier League (Newcastle dhe Manchester United), si dhe i kërkuar në Arabinë Saudite, destinacione që nuk e kanë problem të bëjnë llogari financiare.
Juventusi ka një kartë të fortë; dëshirën e vetë lojtarit, i cili e sheh Torinon si destinacionin e tij të preferuar. Përveç tij, një tjetër emër që pret me padurim të zbarkojë në Torino është Jadon Sancho, i cili është praktikisht jashtë planeve të Manchester United.
Kontaktet me Juventusin janë të nisura dhe të qëndrueshme, por për të bërë vend në organikë, duhet që fillimisht të largohet Nico Gonzalez. Edhe këtu, skema është në veprim. Kush largohet dhe kush vjen, “dominoja” bardhezi ka nisur të bjerë.