Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Roma zyrtarizon goditjen e dytë në merkato, vjen gjiganti irlandez: “Duam pjesëmarrjen në Champions”
Pas blerjes së Neil El Aynaoui nga Lens, Roma ka bërë transferimin e dytë për sezonin 2025/26. Klubi njoftoi në një deklaratë se ka përfunduar blerjen e Evan Ferguson nga Brighton & Hove Albion në formë huazimi me mundësi blerjeje. I lindur në Bettystown më 19 tetor 2004, Ferguson është lojtari i parë irlandez në historinë e Romës. Pasi u rrit te Bohemians, ai u shit te klubi i Premier League Brighton në vitin 2021, përpara se t’i bashkohej West Ham në formë huazimi në janar 2025. Ai debutoi me ekipin e parë të Irlandës në nëntor 2022 dhe ka shënuar katër gola në 18 paraqitje deri më tani. Në përgjithësi, ai ka bërë 103 paraqitje për klubin dhe kombëtaren, duke shënuar 21 gola. Ferguson...