4 Prill 2025
21:23
Telesport
Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet ditën e hënë në orën 20:00 dhe sigurisht që është shfaqja e fundit në kryeqytet për këto dy ekipe kundër njëri-tjetrit duke qenë se në playoff për final four të titullit, Tirana nuk është dhe gjithashtu bardheblutë rrezikojnë të bien nga kategoria dhe magjia e kësaj sfide do të shuhej kështu për sezonin tjetër.
Skuadra bardheblu mbërrin në këtë fazë të kampionatit me shumë probleme, një krizë rezultatesh, me një tifozeri që është lodhur dhe po dorëzohet, por derbi mund të rikthejë emocionet e vetme që kanë mbetur.
Ndeshja luhet në “Arenën Kombëtare” dhe ky është avantazhi i parë. Veç kësaj, orari është i përshtatshëm dhe koha gjithashtu, pasi nuk është as në fundjavë dhe as orar pune, por një të hënë në orën 20:00.
Tirana ka publikuar çmimet e biletave që mund t’i gjeni në linkun më poshtë. Nga 5 mije pas porte, te 10 mije te tribuna perballe e me pas te tribuna kryesore nga 30 dhe 40 mije deri 50 mije.
LINKU I BILETAVE
