Shqipëria në fokus: Promovohet në Londër udhërrëfyesi “DK Albania”

Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Londër u mbajt ceremonia promovuese e librit dhe udhërrëfyesit më të ri turistik “DK Albania Travel Guide”, shkruar nga autorët britanikë Tristan Rutherford dhe Suzy Pope. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin miq të shumtë nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, të apasionuar pas udhëtimeve, kulturës dhe historisë shqiptare.Pas fjalimeve të autorëve, të cilët ndanë me publikun rrugëtimin e tyre personal drejt dashurisë për Shqipërinë, Ambasadori Uran Ferizi theksoi rëndësinë e një udhërrëfyesi që shkon përtej informacioneve turistike, duke sjellë një përvojë të thelluar kulturore. Ai vuri në dukje se: “Shqipëria është shpesh e keqkuptuar, ndonjëherë kontradiktore, por gjithmonë magjepsëse. Ky libër është një dritare e re që nxit jo vetëm turizëm të përgjegjshëm, por edhe një përpjekje për ta kuptuar më mirë vendin tonë.”Në promovim morën pjesë edhe përfaqësues të rëndësishëm nga fusha e udhëtimeve dhe medias, përfshirë emra si The Telegraph, The Times, National Geographic Food dhe Wanderlust Magazine, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të marketingut turistik, të cilët tashmë e kanë kthyer vëmendjen drejt Shqipërisë.Ky aktivitet i suksesshëm është një tjetër hap përpara në promovimin e imazhit të Shqipërisë si një destinacion i veçantë dhe i pashkelur për udhëtarët nga e gjithë bota. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Londër u mbajt ceremonia promovuese e librit dhe udhërrëfyesit më të ri turistik “DK Albania Travel Guide”, shkruar nga autorët britanikë Tristan Rutherford dhe Suzy Pope. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin miq të shumtë nga Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, të apasionuar pas udhëtimeve, kulturës dhe historisë shqiptare.Pas fjalimeve të autorëve, të cilët ndanë me publikun rrugëtimin e tyre personal drejt dashurisë për Shqipërinë, Ambasadori Uran Ferizi theksoi rëndësinë e një udhërrëfyesi që shkon përtej informacioneve turistike, duke sjellë një përvojë të thelluar kulturore. Ai vuri në dukje se: “Shqipëria është shpesh e keqkuptuar, ndonjëherë kontradiktore, por gjithmonë magjepsëse. Ky libër është një dritare e re që nxit jo vetëm turizëm të përgjegjshëm, por edhe një përpjekje për ta kuptuar më mirë vendin tonë.”Në promovim morën pjesë edhe përfaqësues të rëndësishëm nga fusha e udhëtimeve dhe medias, përfshirë emra si The Telegraph, The Times, National Geographic Food dhe Wanderlust Magazine, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të marketingut turistik, të cilët tashmë e kanë kthyer vëmendjen drejt Shqipërisë.Ky aktivitet i suksesshëm është një tjetër hap përpara në promovimin e imazhit të Shqipërisë si një destinacion i veçantë dhe i pashkelur për udhëtarët nga e gjithë bota.