Etapë spektakolare, francezi Valentin Paret- Pientre fitues

Dy kampionë të mëdhenj i pari dhe i dyti në klasifikimin e përgjithshëm të Tor de France,Tadej Pogaçar e Jonas Vingegaard, spektakolarë në betejen mes tyre

Etapa e 16-të e Tour De France një garë e jashtëzakonshme me intenerarin Montempje-Mont Ventoux. Ndoshta më spektakolaria e këtij edicioni mbi biçikletë e kamionëve të shumtë në turin më të të ndjekur në planet.

Në majë të ‘piramindes ngjitet një francez si Valentin Paret- Pientre i cili fitoi këtë etapë të spektakolare Çiklisti vendas i Soudal-Quick-Step mposhti në vijën e finishit në Mont Ventoux Ben Healy (EF Education-EasyPost). Vendi i tretë i shkoi Santiago Buitrago (Bahrein-Victorious) përpara Ilan Van Wilder (Soudal).

Ndërkaq beteja për fanellën e verdhë midis Jonas Vingegard dhe Tadej Pogaçar vazhdoi e ndezur dei në sekondat e fundit. Danezi nga Visma|Lease a Bike u përpoq tre herë të shkëputej kampionit në fiqi dhe kryesuesit të turit, Pogaçar por slloveni në asnjë çast nuk e “hëngri” strategjinë e skuadrës së danezit madje duke e sulmuar në metrat e fundit për të fituar dhe 2 sekonda e dërguar në 4′ minuta e 15″ sekonda diferencën pas 16 etapash.

Ishte gjithashtu një ditë e shkëlqyer për Matteo Jorgenson, Enric Mas, Kevin Vauquelin dhe Tobias Halland Johannessen, të gjithë duke përfunduar me të njëjtën kohë si fituesi. Ben O’Connor, i cili u rrëzua në pesë kilometrat e fundit, pati gjithashtu të njëjtën kohë. Australiani tani do të duhet të vlerësojë pasojat fizike të rënies së tij.

Shumë liderë mbetën prapa në garë: Më të ”viktimizuarit’ ishin Primoz Rogliç dhe Remco Evenepoel. João Almeida, Mattias Skjelmose, Emmanuel Buchmann, Carlos Rodriguez, Santiago Buitrago, Oscar Onley, Felix Gall, Florian Lipowitz, Lennert Van Eetvelt, Guillaume Martin dhe Geraint Thomas humbën gjithashtu 39 sekonda në vijën e finishit.

Klasifikimi i etapes së sotme, 10 vendet e para:

Vazhdo leximin