E vendos shorti i UEFA-s, një skuadër shqiptare “kap” fazën e grupeve

E vendos shorti i UEFA-s, një skuadër shqiptare “kap” fazën e grupeve

Shkëndija, kampione e Maqedonisë së Veriut ose Drita, kampione e Kosovës, do të ketë mundësinë të luajnë në fazën e grupeve të një kompeticioni europian. Një nga këto dy klube shqiptare, sipas shortit të UEFA-s, do të jetë në grupe. Por si ndodh kjo?! Shkëndija dhe Drita, luajnë në turin e dytë të Champions League, ku përballen me dy ekipe të mëdha, si FCSB nga Rumania dhe Copenhagen nga Danimarka. Në rast eliminimi në turin e dytë të Champions League, dy skuadrat shqiptare do të zbresin në turin e tretë të Europa League, aty ku shorti i ka vendosur përballë njëra-tjetrës. Ekipi që del fitues, do të kualifikohet në “play off” të Europa League, ndërsa humbësi bie në “play off” të Conference League. Në këtë...