Shembulli/ Si do të funksionojë skema me Final Four për sezonin e ri në Superiore? I jepet vlerë sezonit të rregullt, ja sesi bëhet ndarja

Ky sezon i ri do të ketë një ndryshim të vogël të skemës së Final Four në Superiore. Nëse më parë 36 javët i shërbenin katër ekipeve të para vetëm për të hyrë në finalet e mëdha, tani çdo pikë e marrë prej tyre do të ketë vlerë. Kjo pasi u vendos që Final Four të mos bëhet me zerim pikësh, por me përgjysmim pikësh. Për këtë arsye në emisionin Max Sport që transmetohet në EuroNews është dhënë një shembull në një situatë hipotetike kur pas 36 javësh, do të kishim këtë renditje:
Vllaznia 72 pikëEgnatia 68 pikëPartizani 66 pikëElbasani 60 pikë
Në skemën me Final Four, me përgjysmim pikësh, situata do të ishte kjo:
Vllaznia 36 pikëEgnatia 34 pikëPartizani 33 pikëElbasani 30 pikë
Pra nëse në panoramën e parë ka një diferencë mes Vllaznisë dhe Elbasanit në 12 pikë, e paarritshme, në Final Four, kjo diferencë shkurtohet në vetëm 6 pikë, duke e afruar shumë rivalitetin. Një skemë që edhe sipas gazetarit Eno Skarco është më e vlefshme dhe më e mirë sesa zerimi i pikëve, pasi në fund të fundit 36-javët vlejnë për dicka, edhe pse për të, skema normale e titullit kampion të vendosur pas 36 javësh do të ishte idealja. /Sport Ekspres/
?