Aventurë e re për mesfushorin kuqezi, Laçi zyrtarisht i Rizespor

Nga Sparta e Pragës te Rizespor në elitën e futbolit turk. Qazim Laçi mesfushori kuqezi firmos për tre vite me klubin e ri. Reagon dhe Sparta e Pargës: “Faleminderit për të gjitha momentet e mrekullueshme Qazi”

Njoftimi i Rizespor:

Qazim Laçi i bashkohet Çaykur Rizespor

Çaykur Rizespor ka nënshkruar me lojtarin shqiptar Qazim Laçi.

Pas arritjes së një marrëveshjeje me Sparta Pragën, një ekip çek i Chance Liga, mesfushori me përvojë Laçi ka mbërritur në Turqi. Pas protokolleve të nënshkruara me Sparta Pragën dhe lojtarin, Laçi nënshkroi një kontratë tre-vjeçare.

Laçi, i cili luajti edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë, luajti në 50 ndeshje për Sparta Pragën sezonin e kaluar, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën Çeke dhe Kupën Çeke.

Ne e mirëpresim nënshkrimin tonë të ri, Qazim Laçin, dhe i urojmë suksese.

Ka reaguar përmes një postimi edhe ish skuadra e tij Sparta Pragë. Në ‘X’, klubi çek shkruan: Lamtumirë Qazim Laçi. Mesfushori shqiptar transferohet te klubi turk Caykur Rizespor.

Faleminderit për të gjitha momentet e mrekullueshme, Qazi! Fat të mbarë me angazhimin tënd të ardhshëm.

Vazhdo leximin