Pas garës Sprint, Markez fitoi sot dhe Çmimin e Madh të Çekisë.
Mar Markez vijon të dominojë botërorin e MotoGP të vitit 2025. Spanjolli fitoi Çmimin e Madh të Çekisë, duke siguruar fitoren e tij të tetë të dyfishtë në Sprint-GP.
“Përbindshi”, që garon për Ducati, priti deri në xhiron e tetë për të marrë kryesimin, pastaj i kaloi të gjithë, duke kaluar vijën e finishit i vetëm për të shumëfishtën herë.
Italiani Marko Bexeki përfundoi i dyti me Aprilia-n e tij, i ndjekur nga Pedro AKosta me KTM, i cili i mbajti larg sulmet e Françesko Banjaia-s në xhirot e fundit. Piloti piemontez përfundoi i katërti.
Pas këtij raundi Mark Markez kryeson me 381 pikë. Aleks Markez 261 ndërsa Banjaia ka 213 pikë.
Vazhdo leximin
