Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas dështimit të 49-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar për “barrikadim politik” dhe pengimin e funksionimit normal të institucioneve.Në një deklaratë për media, Çitaku tha se prej gjashtë muajsh nuk është fokusuar aspak në nevojat e qytetarëve, duke vënë në pah se deputetëve u është pamundësuar ushtrimi i funksioneve të tyre.“Nuk flasim për 200 mijë pensionistë, për 140 mijë punëtorë të sektorit privat, mijëra punëtorë të sistemit shëndetësor e arsimor, por për ambiciet e Haxhiut dhe egon e deputetit Kurti,” theksoi ajo.Çitaku akuzoi edhe deputetin Avni Dehari për shkelje të rendit të ditës dhe të Kushtetutës në seancat e Kuvendit, duke theksuar se kjo nuk është as pakujdesi, as padituri, por një përpjekje e qëllimshme për të përmbysur rendin kushtetues dhe demokratik të Kosovës.Situata e krijuar pas dështimit të konstituimit për të 49-ën herë radhazi thekson krizën institucionale në vend dhe vazhdimin e bllokadës politike ndërmjet partive kryesore.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (VV) pas dështimit të 49-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar për “barrikadim politik” dhe pengimin e funksionimit normal të institucioneve.Në një deklaratë për media, Çitaku tha se prej gjashtë muajsh nuk është fokusuar aspak në nevojat e qytetarëve, duke vënë në pah se deputetëve u është pamundësuar ushtrimi i funksioneve të tyre.“Nuk flasim për 200 mijë pensionistë, për 140 mijë punëtorë të sektorit privat, mijëra punëtorë të sistemit shëndetësor e arsimor, por për ambiciet e Haxhiut dhe egon e deputetit Kurti,” theksoi ajo.Çitaku akuzoi edhe deputetin Avni Dehari për shkelje të rendit të ditës dhe të Kushtetutës në seancat e Kuvendit, duke theksuar se kjo nuk është as pakujdesi, as padituri, por një përpjekje e qëllimshme për të përmbysur rendin kushtetues dhe demokratik të Kosovës.Situata e krijuar pas dështimit të konstituimit për të 49-ën herë radhazi thekson krizën institucionale në vend dhe vazhdimin e bllokadës politike ndërmjet partive kryesore.
Barrikadë politike në Kuvend, Vlora Çitaku kritikon ashpër Lëvizjen Vetëvendosje
