20 Korrik 2025
12:04
Telesport
Pasi shkëlqeu te Juventus në pjesën e dytë të sezonit ku u huazua nga PSG dhe shënoi 10 gola në 22 ndeshje, Kolo Muani është rikthyer përkohësisht te francezët, pasi dihet publikisht që nuk është në planet e Luis Enrique për sezonin e ri.
Drejtuesit e klubit parizien duke përfituar nga forma e lojtarit që tregoi te Juventus, duan ta shesin përfundimisht, pasi tani është momenti kur vlera e tij në treg është e lartë dhe ka interes nga disa klube.
E ardhmja e sulmuesit francez sipas të gjitha gjasave do të jetë në Premier League, ka dy ekipe që interesohen për të, Manchester United dhe Newcastle. “Djajtë e Kuq” e shohin Muani si përforcimin e duhur në sulm dhe francezi pëlqehet shumë nga Ruben Amorim. Ndërkohë që “Qymyrxhinjtë” e shohin francezin si zëvendësuesin ideal të Alexander Isak, suedezi mund të largohet këtë verë duke parë që ofertat për të kanë arritur deri në 120 milionë euro.
Ndërkohë që Juventus edhe pse e pëlqeu shumë lojtarin dhe do donte ta tarnsferonte përfundimisht, klubi bardhezi nuk është në gjendje të paguajë shifrën e kërkuar nga PSG, që mendohet të jetë mbi 60 milionë euro.
