UFC-318/ Max Holloway fiton triologjinë ndaj Dustin Poirier dhe mbron titullin BMF

Në Nju Orlins u zhvillua sot eventi UFC-318 në artet marciale mikse, me Max Holloway që mbron titullin simbolik BMF (baddest motherf**er). Ai mundi Dustin Poirier me vendim unanim të gjyqtarëve, sfidë e vlefshme për peshën e lehtë.
Pas 5 raundesh spektakolare, të tri gjyqtarët i dhanë Holloway fitoren: 48-47, 49-46, 49-46. Kjo është hera e parë që Holloway mund Poirier në karrierë, pasi i kishte humbur dy përballjet e mëparshme (në vitet 2012 dhe 2019).
Por këtë herë Holloway arriti të hakmerret për dy disfatat e mëparshme dhe të mbrojë titullin BMF që e ka fituar vitin e kaluar. Për Poirier një mbyllje e karrierës me humbje, pasi kjo ishte sfida e tij e fundit në kafaz (30 fitore, 10 humbje e 1 duel pa rezultat).
Të dy luftëtarët dhuruan emocione në kafaz, të dy u rrëzuan nga një herë, por shpejtësia e Holloway bëri diferencën. Kombinimet e tij e vunë në vështirësi Poirier, që nuk arriti të rikuperojë, duke humbur një duel të rëndësishëm.
Për Holloway, ish-kampion bote, ky është suksesi i 27-të në karrierë (ka edhe 8 humbje), që rikthehet te suksesi. Një triumf i merituar për të, që synon të rikthehet edhe kampion bote.