Një sulmues peruan te Teuta

Teuta me presidencë të dhe staf teknik të ri, figuron aktive në këtë sesion vere të merkatos. Klubi durrsak njofton se ka siguruar shërbimet e sulmuesit peruan Sebastian Gonzales Zela.

Njoftimi i Teutës:

KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin peruan Sebastian Gonzales Zela, i cili është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës blu. Lojtari është prezantuar ditën e sotme dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi.

I lindur më 6 dhjetor 1999, Gonzales vjen nga skuadra peruane Comerciantes Unidos, ku gjatë sezonit të fundit ka regjistruar 15 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 3 asistime. Ai gjithashtu ka qen pjesë e përfaqësueses U23 të Perusë, çka dëshmon për cilësitë e tij në nivel ndërkombëtar.

Me një gjatësi prej 1.86 metrash dhe me pozicion natyral si qendërsulmues, Gonzales pritet të shtojë më shumë alternativë dhe cilësi në repartin ofensiv të Teutës. Klubi beson se afrimi i tij do të jetë një vlerë e shtuar për formacionin dhe objektivat e sezonit të ri.

Vazhdo leximin