Dje pasi klubet u njohën më herët me skemën e re ‘Final Four’, në ambientet e FSHF u hodh shorti për Abissnet Superiore 2025/2026. Në fakt, kalendari merret i mirëqenë edhe pse derbi Partizani-Tirana për të disatën herë ndeshën në xhiron e 6-të (?). Por tema është diku gjetkë…
‘Final 4’ ndryshoi qasje dhe pas dështimit për dy edicione radhazi, tani do të luhet në tre javë. Për të dhënë verdiktet kryesore të kampionatit të 87-të në Superiore. Dhe rregulli i përgjysmimit të pikëve nuk duket dhe aq i ‘mençur’. Nëse pas 36-të javëve ekipi kryseses futet në ‘Finale’ me mbi 9 pikë, i bie që të luajë ‘miqësore’ e të delegojë pozicione nga vendi i dytë deri te i katërti. Po ashtu dhe nëse ekipi i katërt ka pak pikë dhe s’mund të garojë. Pasoja e madhe do ishte luajtja pa…tifozë.
E vetmja alternativë që mund të mbajë gjallë këtë format shtesë, lidhet me atë që ‘Sportiim.al’ ka sugjeruar që kur ‘Final Four’ ishte në gjenezë. Vendi i parë pavarësisht pikëve të grumbulluara në 36 javë të futet në garë me 3 pikë. Vendi i dytë me 2, i treti me 1 dhe vendi i katërt me 0 pikë. Këtu do të kishte garë, njerëz më shumë në tribuna e ajo çka është thelbësore në ndeshjet e futbollit, do prodhonte verdikte më të pastra. Sidoqoftë, formula e re, krahasuar me të vjetrën duket më premtuese, paçka se edhe këtë radhë duhet të pritet. /Isuf Myrtaj- Sportiim.al/
Vazhdo leximin
