Barcelona/ Shtyhet kthimi në “Camp Nou”

Barcelona ka njoftuar se kthimi i tyre në Camp Nou të rinovuar, i planifikuar për 10 gusht pas dy vitesh ndërtimi, është shtyrë përsëri.

Klubi katalanas sipas raportimit të bërë nga Sportmediaset kishte planifikuar të rihapte stadiumin për Trofeun Gamper – një ndeshje miqësore që tradicionalisht hap sezonin e ekipit Blaugrana por” për shkak të shkallës së punës së kryer, nuk ishte e mundur të përmbusheshin kërkesat rregullatore për dhënjen e lejes”, shpjegoi klubi.

“Barcelona po punon me këshillin e qytetit dhe autoritetet përkatëse për të parashikuar kërkesat e ndryshme dhe do t’u komunikojë tifozëve çdo informacion të ri në lidhje me të dhënat e kthimit”, shtoi klubi.

Sipas mediave spanjolle, Trofeu Gamper do të luhet në stadiumin ‘Johan Cruijff’, fushën stërvitore të Barcelonës, dhe jo në stadiumin ‘Montjuïc’, i cili është përdorur për dy vitet e fundit. Ndeshja e parë në Camp Nou mund të jetë ndeshja e La Liga kundër Valencias më 13 ose 14 shtator. Kapaciteti do të jetë afërsisht 60,000 vende deri në përfundimin e punimeve të planifikuara për kompleksin e ardhshëm, gjë që do ta çojë atë në 105,000.

Vazhdo leximin