Suksesi i radhës i Pogaçar vjen nga kronometri, slloveni i ‘verdhë’ bën absolutin

U zhvillua sot etapa me kronometër e Tour de France (18 korrik 2025).

Ka qenë etapa e 13-të, e karakterizuar nga një provë me kohë personale në terren malor prej 10.9 km nga Loudenvielle deri në altiportin Peyragudes.

Fitorja ka shkuar te kampioni Tadej Pogaçar, i cili e mbylli në kohën 23 minuta, duke shënuar distancën me një epërsi prej 36 sekondash ndaj rivalit Jonas Vingegaard.

Duke përshpejtuar ritmin dhe duke demonstruar formën e tij imponuese, slloveni Tadej Pogaçar ka forcuar më tej rolin e liderit me fanellën e verdhë në klasifikimin e përgjithshëm, duke konsoliduar epërsinë e tij ndaj rivalëve kryesorë .

Fituesit e tre vendeve të para kronometër:

Tadej Pogaçar (Sloveni – UAE Team Emirates-XRG) – 23:00

Jonas Vingegaard (Dani – Visma-Lease a Bike) – +0:36 sekonda

Primoz Rogliç (Slloveni – Red Bull Bora‑Hansgrohe) – +1:20 sekonda pas Pogaçar.

Vazhdo leximin