Koha prej 90′ mes Partizanit dhe Nome Kalju përfundoi me shifrat 0-0. Takimi në shtesë 2×15′ aty ku miqtë shënuan me Ivanov. Në turin tjetër estonezët gjejnë St. Patriks.
Takimi i kthimit nisi me një rast iedal të Iskandarlit por pa mundur të finalizojë. Me kontrollin e lojës nga të kuqtë, fraksioni i parë mbyllet 0-0.
Në pjesën e dytë ishte sërish Partizani ai që diktoi në minutat e para teksa Skuka pati dy mundësi të mira por dibrani preferoi të zgjidhë gjithçka vetë duke mos arritur të bëjë dëm te estonezët.
Momenti kulmor u regjistrua në minutën e 80′. Në fakt ishin miqtë që po ngulmonin më shumë mirpo zhvillimet në anen e Partizanit dhuruan një penallti. Ai që e fitoi, Skuka (mes kontestimëve të kampit nga Estonia), merr përsipër ekzekutimin. Pret portieri mik dhe më pas Qirko tregon klas teksa ndal një top të vështirë te porta e tij. E e gjitha mbyllet me shifrat e barabartë 0-0. Në ‘Air Albania’, u luajt shtesa…
Në minutën e 104′, Ivanov pas zhvillimëve nga e majta me topin që shkon në qëndër godet saktë në të majtë të Qirkos 0-1.
Mbyllet 0-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 1-2 Kalju shkon përpara. Partizani mbyll këtu duke u bërë skuadra e parë e Superiores që largohet nga Europa./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
