Piastri: Jo vetëm Norris për titull, Verstappen ka përvojën për të na vënë në vështirësi në çdo garë

17 Korrik 2025

12:00

Telesport

Edhe pse duket se gara për titullin kampion për pilotë do të jetë një garë dyshe mes dy pilotëve të McLaren, Oscar Piastri e Lando Norris, piloti australian ka dyshime për këtë gjë. Ai beson se edhe Max Verstappen do të duelojë deri në fund, pavarësisht problemeve që ka Red Bull.
Oscar Piastri ndodhet 8 pikë përpara Lando Norris dhe 69 përpara Verstappen në renditje. Kryesuesi i Botërorit beson se kampionati do të jetë i hapur deri në fund, ndaj ai nuk e përjashton 4 herë kampionin e botës në Formula 1 nga gara për titull.
“Rivaliteti nuk më shpërqendron dhe sa i përket kampionatit, nuk jam shumë i shqetësuar për atë që po bën Max ose sa pikë është pas meje. Mendoj se ai do të jetë një kërcënim çdo fundjavë ose shumicën e fundjavave. Ndaj, kjo është arsyeja pse nuk mund ta përjashtosh nga gara për titull”, tha Piastri.
“Nuk e dimë nëse makina ka ritmin e duhur apo jo. Çdo fundjavë përpiqem të bëj më të mirën dhe shqetësohem për këtë. Kështu që, nuk shqetësohem për pozicionin e Max në kampionat. Natyrisht, ai është pak më prapa tani. Është një epërsi e mirë për t’u kompensuar, por nuk shqetësohem shumë“, tha australiani.