Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Zbulohet shifra, Chelsea shpërblen lojtarët për suksesin në SHBA
                            15 Korrik 2025 17:40 Telesport Pas suksesit në Botërorin e klubeve, vjen dita e shpërblimit. Mediat angleze raportojnë se të 29 lojtarët do të marrin një bonus prej rreth 410,000 eurosh për kokë, me rastin e fitores në turneun e zhvilluar në SHBA. Klubi londinez vazhdimisht përdor stimuj konkretë për të nxitur performancën. Madje, ka patur raste kur lojtarëve u është rritur rroga pas një objektivi të arritur.