Etienne Tare është lojtari i ri i Tiranës. Bardheblutë kanë prezantuar sulmuesin, i cili ka firmosur për një sezon.
Etienne thyen traditën e familjes së tij me Partizanin.
Igli Tare dhe i ati, Isa Tare, kanë qenë pjesë e Partizanit më parë. Tashmë një prej kësaj familje vesh fanellën e Tiranës.
POSTIMI I TIRANËS:
Mirësevjen, Etienne Tare!
Sulmuesi premtues Etienne Tare është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Me energji, vizion dhe dëshirë për të dhënë maksimumin, ai i bashkohet Tiranës për sezonin e ri!
Me një profil të qartë teknik dhe një mentalitet serioz pune, Tare vjen te Tirana si një futbollist me perspektivë, i gatshëm të japë kontributin e tij.
Transferimi i Etienne Tares është një investim në vazhdimësinë dhe cilësinë, duke ndjekur filozofinë e klubit për të afruar lojtarë me potencial të madh zhvillimi, të cilët ndajnë vlera dhe përkushtim ndaj fanellës.
Sulmuesi ‘tradhton’ Partizanin, prezantohet te Tirana
