Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Mamaja e shqetësuar se djali po bën jetë të shfrenuar, Yamal porosit 12 prostituta për datëlindje
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është gati të mbushë 18 vjeç dhe ka kohë që është bërë bujë në Spanjë, veçanërisht për gjëra jashtë futbollit. Së pari, ai ishte në qendër të vëmendjes për shkak të një të dashure shumë më të madhe me të cilën ishte në bregdet, dhe më pas për shkak se organizoi një festë të madhe këtë fundjavë (ditëlindja e tij është të dielën, më 13) që nënës së tij nuk i pëlqeu. Festimi do të zhvillohet në një jaht luksoz dhe do të marrin pjesë shumë njerëz të famshëm. Megjithatë, ditët e fundit disa kanë pohuar në televizionin spanjoll se i riu planifikonte të rekrutonte 12 prostituta për eventin, ku atyre do t’u ndalohej të përdornin telefona celularë...