Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Bajrami do të largohet nga Benfika dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në ligën zvicerane.
Klubi portugez ka vendosur ta huazojë te Lucern. Lëvizje e papritur për 23-vjeçarin, që do të rikthehet pas 7 vitesh në Zvicër. Pikërisht aty ku lindi dhe luajti për moshat e Jang Bojs.
Bajrami luajti disa minuta edhe në Botërorin për klube me Benfikën. Në total me ekipin e parë pati gjashtë ndeshje ku shënoi një gol.
