Tour de France mbylli etapen e shtatë, protagonistët janë aty, fanella e verdhë rikthehet sërish te slloveni Pogaçar vetëm pas një dite.
Tadej Pogaçar fiton përsëri sot në Mur-de-Bretagne dhe rimerr fanellën e verdhë si kryesues i klasifikimit të përgjithshëm. Tim Wellens dhe Jhonatan Narvaez ishin absolutisht perfektë, duke e lënë sllovenin thjesht të niste sprintin drejt vijës së finishit.
Ndërkaq Jonas Vingegaard bëri mirë, por ishte i pafuqishëm kundër rivalit të tij në sprint: ai humbi edhe katër sekonda të tjera për shkak të bonusit kohor, dhe fanella e verdhë rrëshqet më tej. Vendi i tretë i shkon një Oscar Onley (Picnic-PostNL), 2″ më poshtë, i cili vazhdon të surprizojë në këtë javë të parë të Tour de France.
Pas tij janë Felix Gall (Decathlon-Ag2r La Mondiale), Matteo Jorgenson (Visma|Lease a Bike), Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) dhe Kevin Vauquelin (Arkèa-B&B Hotels), të gjithë brenda 2 sekondash. Një ditë tjetër e vështirë për Red Bulls, me Florian Lipowitz dhe Primoz Roglic që po luftojnë pët t’u ngjitur lart.
Tadej Pogaçar, me pikë në finish, ia rrëmbeu përsëri fanellën e gjelbër Jonathan Milan.
