Botërori i Femrave në 2035, ja ku pritet të mbahet eventi i rëndësishëm sportiv

Mbretëria e Bashkuar pritet që të organizojë Kupën e Botës për Femra 2035, pasi është e vetmja aplikante e rregullt për këtë kompeticion. Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut së bashku shprehën interesin për të pritur kompeticionin në Mars. Referuar rregullores së FIFA-s, turneu duhet që të mbahet në Europë ose në Afrikë. Presidenti i Federatës Spanjolle Rafael Luzan tha në javën e kaluar se po punonin për të parqitur një kandidaturë të përbashkët me Portugalinë dhe Marokun. Por data 31 Mars ishte afati i fundit dhe propozim nga federatat e këtyre shteteve nuk pati. Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino deklaroi në Kongresin e UEFA në Beograd, se aplikimi i Mbretërisë së Bashkuar është i vetmi i marrë për turneun e 2035-ës, ndërsa SHBA pritet që të organizojë edicionin e 2031-it. “Mund të konfirmoj se kemi marrë një aplikim për 2031 dhe një për 2035-ën. Aplikimi për eventin në 2031 është nga SHBA e ka mundësi nga disa prej anëtarëve të CONCACF, ndërsa aplikimi për eventin e 2035-ës është nga Europa. Kështu që rruga është shtruar që Kupa e Botës të zhvillohet në disa shtete të mëdha, e të ndihmojë në zhvillimin e lëvizjes së futbollit të femrave”, tha Presidenti i UEFA. Aplikimet zyrtare duhet që të dorëzohen deri në dimër, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret në kongresin e FIFA në 2026. Infantino konfirmoi se Kupa e Botës për Femra 2031 do të jetë një turne me 48 ekipe, nga 32 në 2027. Nëse oferta e Mbetërisë së Bashkuar konfirmohet, do të jetë hera e dytë që një Kupë Bote do të mbahet në vend, pas turneut të vitit 1966 për meshkuj në Angli. Klan News